Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Mbesa e denoncon për incest, Policia merr nën akuzë 51-vjeçarin e dyshuar, kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj!

23 Gusht, 14:09| Përditesimi: 23 Gusht, 14:12

  • Share

Elbasan- Policia e Elbasanit mori nën akuzë një 51-vjeçar, i cili dyshohet për incest, pasi është denoncuar nga mbesa e tij se ka kryer një muaj më parë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Burime zyrtare konfirmuan sot ngjarjen dhe kallëzimin e 22-vjeçares, e cila pretendon se ai ka abuzuar seksualisht me të (nuk përcaktohet nëse është xhaxhai apo daja).

Nuk jepen detaje rreth ngjarjes dhe hetimet janë ende në proces për të vërtetuar dhe ballafaquar dy dëshmitë, si dhe mbledhur prova të mëtejshme për vërtetësinë e veprës penale.

“U procedua penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, tha policia vendore.

I dyshuari e ka mohuar krimin seksual, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?