Elbasan- Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Xibrakë të Elbasanit pas mesnatës.
Sipas burimeve nga Report Tv në shtëpinë e përfshirë nga flakët nuk raportohet për viktima ndërsa në vendngjarje janë dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë në përpjekje për të shuar zjarrin. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet, duke përfshirë të gjitha ambientet banesës. Dyshimet për shkakun e zjarrit thuhet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Report Tv siguron pamje ekskluzive nga vendngjarja ku duket banesa e përshirë nga flakët dhe dy zjarrëfikset.
Komento