Elbasan/ Mes varfërisë e skamjes, gjyshërit rrisin të vetëm mbesat! Nevrus Hoxha: S' më tret dheu pa parë vajzat në shtëpi të re! Gruaja: Po i rris me ujë e sheqer

23 Prill 2022, 14:10| Përditesimi: 23 Prill 2022, 14:18

  • Share

"Nuk di nga të përplasem më është mërzitur jeta, por veç për këto jetime që të jetojnë si gjithë të tjerët. Çfarë të them unë i shkreti..." (qan)

Është apeli i një gjyshi që bashkë me bashkëshorten Lavdien, rrisin me shumë mundime vajzat e djalit. Me prindër të divorcuar, nënën e larguar nga banesa, dhe babanë që nuk punon e endet nga një qytet në tjetrin, gjyshërit i konsiderojnë jetime.

Familja Hoxha jeton me qira në Fushë-Mbret të Elbasanit, ndërsa të ardhurat nga pensioni dhe ndihma sociale janë 92 mijë lek (të vjetra) në muaj. Thonë se Bashkia e Elbasanit u ka mbyllur dyert me argumentin se nuk përfitojnë bonus qiraje, pasi nuk disponojnë një kontratë qiramarrje.

"Kjo është me qira ç'fryn jashtë hyn brenda, por lërë të ftohin por është i viti i tretë, ky që nga 2020 që s'kam paguar asnjë lek për qiranë. Më ndihmoni më shumë për këta fëmija se për vete ikëm... Të mos vdes të shtëpi tjetrit por të vdes në shtëpinë time", thotë Nevrus Hoxha.

"Kam shkuar në Bashki për të kërkuar shtëpi dhe më thanë se nuk ke kontratë qiraje, më dhanë përkrahje sociale 30 mijë lek në muaj nga bashkia dhe aq s'di ca të bëj me ato të paguaj qiranë dritat, ujin, rrinë fëmijët pa bukë! Plaçkat që sheh këtu janë të zotit të shtëpisë, po të vijë ai nesër do mbetemi jashtë", shprehet Lavide Hoxha.

Mes lotësh Nevrus dhe Lavide Hoxha shprehen se nuk munden të ushqejnë dhe shkollojnë mbesat e moshës 14 dhe 15 vjeç. Në shumë raste tregon gjyshja u ka dhënë veç ujë me sheqer.

"Kur vjen dreka e mëngjesi u  them ca do u bëj këtyre gocave, burrit. U them ujë me sheqer ose bukë me kripë. A hahet buka me kripë sot?!  Më thonë vajzat, 'oj nanë kemi shtëpi të vjetër'. Ne s'duam asgjë tjetër veç shtëpinë edhe pa ngrënë të rri, e shtrëngoj barkun, për vete s'duam gjë, një lopatë dhe do marrim përsipër, por për ato vajza që më dridhet mishi kur kujtoj sa vuajnë. Ikin në shkollë më kërkojnë 5 lek u them mos kërkoni se s'ka nëna tu japë! Internetin për detyrat e ka paguar mësuesja, s'kemi asgjë. Për vete jam sëmurë me reumatizëm, kam punuar në Labinot tek peshku ato lek që kam marrë atje i kam bërë ilaçe", tregon gruaja.

"Kam mbajtur barkun tim bosh dhe kam mbajtur ato (mbesat). Nuk më dhimbsen fëmijët e mi sa më dhimbsen mbesat". S'kam ku të përplasen një pension 62 mijë lek prej tyre 18 mijë më shkojnë ilaçet. Gjithë popullit shqiptar i drejtohem kushdo ka mundësi të na ndihmojë, thotë Nevrusi.

Përmes Report TV i kërkojnë ndihmë Bashkisë së Elbasanit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe donatorëve privatë.

"Pikë së pari dua të kem një copë shtëpi, të më dalë shpirti në shtëpinë time, kjo është për mua dhe për ato jetimë që s'më tret dheu për ata jetime". I lutem qeverisë shtetit të na ndihmojë, të na hedhin sytë të shohë se ku jetojmë...", shprehet ai.

Ata që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë familjen Hoxha, mund të telefonojnë në numrin: 0682650372 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?