Sociale

Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik

18 Janar, 15:39| Përditesimi: 18 Janar, 15:59

  • Share

Në ditët e ftohta të Janarit nxënësit në Elbasan detyrohen të qendrojmë me xhupa në klasë pasi ambientet nuk ngrohen plotësisht, duke vështirësuar procesin mësimor. Report Tv kreu një vëzhgim në shkollat 9-vjeçare “Naim Frashëri dhe “Sul Harri”, ditën e premte, ku nxënësit e prindërit thanë se nëpër klasa kanë ngrohëse me rezistencë por për shkak të rrjetit të amortizuar elektik, sapo ato ndizen, bien automatët.

“Në klasën tonë s’ka ngrohtësi. Kemi mërdhih këto ditë. Ne bëjmë mësim në kushte të vështira sepse qendrojmë me xhupa në klasë. Ka rezistencë në klasë por nuk ngroh shumë veçse kemi avantazh se kemi klasën nga dielli. Ndodh që rrjeti eletrik nuk e mban dot ngarkesën”, thanë nxënësit.

“Ata (fëmijët) thonë se bie automati sa herë ndizen furnelat”, tha një prind.

Ndërkohë, Bashkia Elbasan, institucioni përgjegjës për ngrohjen në shkolla, nuk e pranon këtë situatë, duke deklaruar se shumica e shkollave ngrohen ne energji elektrike ndërsa në fshatra me dru zjarri.

 “Që nëntor kemi shpërndarë lëndë drusore për institucionet arsimore që ngrohen me soba. Po kështu për shkollat që ngrohen me energji kemi marrë masat me OSHEE-në që të mos ketë probleme”, tha Dorina Rroseni, specialiste në Bashkinë e Elbasanit.

Në shkollat 9-vjeçare të Bashkisë së Elbasanit mësojnë mbi 30 mijë nxënës ndërsa në shkollat e mesme 10 mijë nxënës. Ngrohja është kryesisht problem në godinat e vjetra arsimore, ku nuk është investuar prej vitesh ndërsa në shkollat e reja janë vendosur sistemet e ngrohjes qendrore.

R.D/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 22/01/2025 00:52

    Nuk ka te beje amortizimi i rrjetit elektrik, por amortizimi i rrjetit mendor shqiptar qe mendja u punon vetem te vjedhin ne kurriz te tjetrit. Shkoni te shkolla Onufri, e sapo restauruar me qindra milione leke. Bejne mesim ne instrument me xhupa e me duar akull te ftohta. Skandaloze!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?