Foto ilustruese

Elbasan/ Mësuesi në hetim pasi kanosi një person duke e lyer me benzinë! Pretendon se i dëmtoi reputacionin si arsimtar

17 Tetor, 16:54| Përditesimi: 17 Tetor, 16:58

  • Share

ELBASAN - Një 34-vjeçar me profesion është në hetim nga policia në Elbasan, pasi akuzohet se ka kanosur një person nën pretendimin se i ka dëmtuar reputacionin e tij si arsimtar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodinë dhe policia sqaron se personi i dëmtuar pretendon se mësuesi ka hedhur në drejtim të tij benzinë.

“Për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues.

Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet”, bën me dije policia.

Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa për 34-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?