Kronikë

Elbasan/ Mjeti del nga rruga, plagosen 4 persona

4 Gusht 2024, 17:13| Përditesimi: 4 Gusht 2024, 17:48

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Polis Vila, në Elbasan, ku një automjet që drejtohej nga personi me inicialet R.B ka dal nga rruga, ndërsa të plagosur kanë mbetur 4 persona që udhëtonin me këtë mjet.

Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak 

Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?