Kronikë

Elbasan/ Morën apartamentin me qira për të ushtruar prostitucion, arrestohen 2 gratë nga Kazakistani! Nën akuzë edhe pronarja (VIDEO)

1 Gusht, 12:09| Përditesimi: 1 Gusht, 12:36

  • Share

Elbasan- Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen “5 Maji”, arrestohen 2 gra nga Kazakistani.

Policia finalizon operacionin policor të koduar "Booking", procedohet penalisht edhe pronarja e apartamentit. Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme, 3 celularë dhe dokumentet e 2 të arrestuarave.

Të ndaluarat janë A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, kurse në gjendje të lirë u procedua R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan.

Burime zyrtare bënë me dije se rreth 1 javë më parë, Policia e Elbasanit zbuloi dy apartamente të tjera të marra me qira nga gratë e huaja, për të ushtruar prostitucion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e një rasti të ushtrimit të prostitucionit, finalizuan operacionin “Booking”, gjatë të cilit u zbulua apartamenti në lagjen “5 Maji”, ku kryhej kjo veprimtari”, njoftoi policia vendore.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy gratë e huaja ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga 42-vjeçarja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?