Elbasan/ Ndezën zjarre qëllimisht, arrestohet 1 piroman, nis procedimi penal për një tjetër

10 Korrik, 14:50| Përditesimi: 10 Korrik, 15:05

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme 1 piroman, ndërsa për 1 tjetër nisi procedim penal, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme në fshatrat e njësisë administrative Papër. 

Në pranga kanë rënë një 54- vjeçar, pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, e cila ishte në pronësi të një shtetasi tjetër.   

Policia ka nisur procedim penal ndaj një 62-vjeçari, pasi ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën pjesërisht disa pemë ulliri në pronësi të një tjetër shtetasi.

"Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:  -u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 54 vjeç, banues në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Pajun, për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 267 pemë ulliri, në pronësi të shtetasit J. V. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj pronarit të tokës, shtetasit J. V., pasi nuk ka kallëzuar për këtë rast; -referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 62- vjeç, banues në fshatin Bizhutë, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur disa mbeturina, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur pjesërisht 7 pemë ulliri në pronësi të një 58-vjeçari", njftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 10/07/2024 16:06

    Keta njerez jane idiot u punon truri apo jo xhanem. Cfare beni o te cmendur perveluat vendin pervec qe po harxhohen miliona per shuarjen e zjarreve plus rrezikimin e shtepive dhe jeteve. Ndaloi o shtet se me i mire parandalimi se kjo e keqe, eshte detyra juaj por dhe e te gjitheve ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?