Elbasan/ Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares me grusht, ndërron jetë në spital 27 vjeçari

6 Maj, 13:01| Përditesimi: 6 Maj, 13:03

  • Share

Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit ku ishte transportuar për mjekim një ditë më parë me plagë në krah.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?