ELBASAN - Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.
Erion Etemaj ishte një nga 3 pjesëtarët shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia e Kosovës pas zbulimit të laboratorit të sofistikuar për kultivim të bimëve narkotike, ku dhe u sekuestruan 1 ton kanabis.
Erion Etemaj u arrestua në fshatin Papër të Elbasanit, informoi sot policia lokale, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Ëngjëllush Ibrahimi, dhe Eldi Mykaj
'Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Erion Etemaj, 34 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.', njofton sot policia
Pritet ekstradimi i tij në Kosovë, teksa Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare.
Erion Etemaj
Më 4 tetor të këtij viti policia e Kosovës shpalli në kërkim 3 shtetasit shqiptarë dhe kërkoi ndihmë për arrestimin e tyre
Në kërkim nga Policia e Kosovës
Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.