Paratë e sekuestruara dhe armët

Kronikë

Elbasan/ Nuk deklaronin fitimet nga pikat ‘Exchange’, nën akuzë 8 pronarët, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

30 Korrik, 12:00| Përditesimi: 30 Korrik, 12:17

  • Share

ELBASAN- Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve private dhe sekuestrohen rreth 540 mijë euro dhe 1 armë sportive, e një pistoletë pistoletë me fishek manovër. 

Aksioni u krye sot nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i koduar “The Script”. 

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit.

“Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan’, njoftoi policia vendore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 540 mijë euro dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e A. T.  

Policia sqaroi se materialet e dosjes i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lakja: 30/07/2025 20:23

    Keto pastrojnë para te krimit dhe trafiqeve. Shihni sa pasuro kane vene keto kambiste ne nje kohe te shkurtër dhe bëjini nje bilanc nese përputhet me paratë e qarkulluar dhe normën e fitimit dhe del shume thjesht konkluzioni. Ne fakt eshte ajo llogari qe ben dhe populli i thjesht qe habitet me pasurimin marramendës ne nje kohe te shkurtër te këtyre njerezve qr nuk kishin brekë te vishnin ..m

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?