Prokuroria e Elbasanit

Kronikë

Elbasan/ Nuk i gjobitnin shoferët që shkelin rregullat, Prokuroria çon në gjyq 6 efektivë policie për shpërdorim detyre dhe korrupsion

2 Qershor, 15:28| Përditesimi: 2 Qershor, 15:32

  • Share

Gjashtë punonjës të Policisë Rrugore në Elbasan do të shkojnë në gjyq, pasi prokuroria i akuzon se nuk vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, edhe pse konstatonin shkelje të rregullave të qarkullimit.

Hetimi i Prokurorisë zbuloi se efektivët kanë vepruar në mënyrë të qëllimshme për të mos ndëshkuar shkelësit. Gjatë veprimtarisë së tyre këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, edhe pse konstatonin rastet e kundërvajtjes administrative të drejtuesve të mjeteve nuk avanconin me qëllim hetimin. 

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me AMP ka punuar për të dokumentuar rastet e korrupsionit.

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit:

Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje nga drejtuesit e mjeteve, Prokuroria Elbasanit dërgon në gjyq gjashtë policë për ‘Korrupsion pasiv’ e ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë punonjës policie, shtetasit Xh.S., E.H., A.T., N.Xh., E.K., dhe B.T. nën akuzë për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 259/1, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të një hetimit të plotë, të gjithanshëm duke përdorur dhe metodat proaktive të hetimit në bashkëpunim dhe me AMP, Dega Elbasan-Korçë, mbi procedimin penal nr.377 të vitit 2024, u arrit të identifikohen disa raste të korrupsionit të punonjësve të policisë ndaj drejtuesve të mjeteve me qëllim mosndëshkimin e tyre administrativisht.

Shtetasit XH.S, E.H, A.T, N.XH punonjës të policisë pranë Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë akuzuar respektivisht për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, më shumë se njëherë të parashikuar nga neni 259/1, 248, të Kodit Penal. Ndërsa shtetasit E.K, B.T, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjatë veprimtarisë së tyre këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, edhe pse konstatonin rastet e kundërvajtjes administrative të drejtuesve të mjeteve nuk procedonin me dashje me vendosjen e masës administrative duke dëmtuar interesat financiarë të shtetit dhe interesin publik.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i bën thirrje shtetasve që të denoncojnë çdo lloj akti korruptiv apo abuzim me detyrën të çdo funksionari publik me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 123321: 02/06/2025 17:06

    Nuk kanë gjobitur po kanë marrë para në dorē si në gjith Shqipërinē bandat me uniformë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?