Kronikë

Elbasan/ Parakalim i gabuar, Rrugorja gjobit 2 shoferët! Njërit prej tyre i pezullon edhe lejen e drejtimit

19 Maj, 14:08| Përditesimi: 19 Maj, 14:20

  • Share

Elbasan- Policia Rrugore e Elbasanit ka gjobitur dy shoferë me nga një 10 000 lekë. Një nga shoferët kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor 'Peqin-Elbasan' ndërsa shoferi tjetër po lëvizte në sens të kundërt në bulevardin 'Aqif Pasha'.

Po ashtu për njërin prej tyre i ka pezulluar edhe lejen e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Policia rrugore e Elbasanit pas administrimit 2 indicieve (nga rrjetet sociale dhe nga qytetarët), për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të drejtuesve të këtyre automjeteve. 

Konkretisht:

është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor "Peqin-Elbasan".

është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që qarkullon me mjet, në sens të kundërt të lëvizjes, në bulevardin "Aqif Pasha". Gjithashtu, ndaj drejtuesit të automjetit është vendosur masa plotësuese "Pezullimi i lejes së drejtimit".

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?