Kurrizi i vendosur në rrugë për të parandaluar aksidentet

Kronikë

Elbasan/ Pas protestës për rrugën që ishte kthyer në burim aksidentesh, reagojnë bashkia, vendos një kurriz në rrugë

2 Dhjetor 2020, 09:51| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 09:54

  • Share

Pas publikimit në Report Tv të protestës së banorëve në Elbasan mbi rrugën "Thoma Kalefi", kanë reaguar Bashkia.

Ajo ka vendosur një kurriz në rrugë në mënyrë që drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë.

Disa ditë më parë, banorët e lagjes "Brigada e 17 sulmuese" në rrugën "Thoma Kalefi në Elbasan protestuan në lidhje me kryqëzimin në të cilin janë regjistruar shumë aksidente.

Aty mungon totalisht sinjalistika rrugore, ndërsa kapërcimi i korsive përmes këtij kryqëzimi e shton më shumë rrezikun.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/12/2020 02:04

    Une kam jetuar te /M.Gjollesha/,prane stadiumit Dinamo ,dhe me kujtohet,te pjesa ku bashkohej rruga qe vjen nga sheshi/Willson/e vazhdon pastaj M.Gjollesha eshte nje kthese e lakuar ,ku dhe asfalti vjen pak me I ngritur ne mes se ne anet.E pra aty me kujtohet qe ndodhnin shpesh aksidente.Makinat qe vinin nga rruga qe niste te /Willsoni/, fale shpejtesise,ktheses dhe asfaltit te kurbezuar,perfundonin duke u perplasur ne murin e dy-kateshve me tulla te kuqe qe ishin afer trotuarit.Aksidentet ishin aq te shpeshta sa qe nje nga banoret e dy-kateshve,u detyrua te vinte gardh,vetem nga frika se mos I canin murin,sepse banonte ne katin e pare.Tani mos eshte bere dy one-way,ne mos gaboj.Por gjate viteve 90'duhej te ruheshe dhe kur ecje ne trotuar aty afer ktheses se nuk I dihej ku mund te perfundonin makinat fluturuese,kur merrnin kthesen.

    Përgjigju
  • Loni: 02/12/2020 11:37

    Po cfare aksidenti more ne mes te qytetit!? Kur kam Ken ne Elbasan edhe Kam kaluar aty tek namazjaja nuk kaloheshe prej makinave e trafikut... Futja me lopate rikes aty...

    Përgjigju
  • Keshtu duhet: 02/12/2020 11:35

    Ne cdo Kryqezim apo tek Vijat e Bardha duhet Kufizim Shpejtesie si ne Figure Sidomos tek Rruga Muhamet Gjollesha prane Universitetit te Sporteve ku Makinat ecin me 60 Km ne Ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?