Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Përfshihen nga flakët dy automjete, ende nuk dihen shkaqet

19 Shkurt, 13:40| Përditesimi: 19 Shkurt, 13:41

  • Share

Elbasan-Dy automjete në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët. 

Sipas njoftimit të bluve raportohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm (18 shkurt) në lagjen  "Skënderbej".

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Dje, rreth orës 04:30, në lagjen "Skënderbej", ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti i shtetasit M. M., 33 vjeç, ndërsa sot, rreth orës 02:30, në lagjen "Haxhias", ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti i shtetases A. I.. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, informoi sot policia.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarreve. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?