Elbasan-Një banesë në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Si pasojë ka humbur jetën 78- vjeçari Dalip Verçani.
I moshuari është asfiksuar nga tymi, ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
'Elbasan/Informacion paraprak. Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dalip Verçani, 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën', njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.
Komento
Komente
