Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Përfshihet nga flakët një banesë, humb jetën nga asfiksia 78- vjeçari! Shkak një shkëndijë elektrike

27 Shtator, 16:56| Përditesimi: 27 Shtator, 17:37

  • Share

Elbasan-Një banesë në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Si pasojë ka humbur jetën 78- vjeçari Dalip Verçani. 

I moshuari është asfiksuar nga tymi, ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

'Elbasan/Informacion paraprak. Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dalip Verçani, 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën', njoftoi policia. 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?