Bradashesh, vendi ku u aksidentua për vdekje 12-vjeçarja

Kronikë

Elbasan, ishte me kufje në vesh, përplaset nga treni, ndërron jetë 12-vjeçarja

30 Mars 2018, 14:21| Përditesimi: 30 Mars 2018, 20:21

  • Share

Elbasan-Ndërron jetë në spital nxënësja që u aksidentua mesditën e kësaj të premteje nga treni i udhëtarëve. 12 vjeçarja E.Z vdiq pas 3.5 orësh në reanimacion. Nxënësja u aksidentua në trasenë e hekurudhës, në Bradashesh ndërsa po kalonte treni i pasagjerëve.

Ajo dyshohet se ka qenë e pavëmendshme ndaj rrezikut dhe është përplasur nga treni.12 vjeçarja ka qenë ndërkaq edhe me kufje në vesh ç’ka i ka kushtuar jetën më pas. Ajo iu nënshtrua për tri orë ndërhyrjeve kirurgjikale por pavarësisht kësaj nuk ka mundur të mbijetojë pasi dëmtimet e shkaktuara kanë qenë jashtëzakonisht të rënda.

Theksojmë se ditët e fundit trenat po bëhen shkak për aksidente, ku rasti i fundit ishte aksidenti në Durrës,tek ura e Rrashbullit, ku mbeti e gjymtuar një vajze e re. 

Vendi ku ndodhi aksidenti


Treni që shkaktoi aksidentin


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?