Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Përplasi me makinë për vdekje një këmbësore dhe u largua, arrestohet 45-vjeçari

28 Shkurt, 12:50| Përditesimi: 28 Shkurt, 12:52

  • Share

Elbasan-Një 45 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Elbasanit pasi përplasi me makinë për vdekje një këmbësore.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në në lagjen "Shënkoll".

Viktima 69-vjeçare ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen "Shënkoll", Elbasan, me automjetin që drejtonte dyshohet ka përplasur shtetasen F. H., 69 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar largua nga vendi i aksidentit”, informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?