Foto nga vendi i aksidentit

Kronikë

Elbasan/ Përplasi për vdekje me makinë 62-vjeçarin, në pranga i riu! Ishte i dehur

15 Korrik, 11:42| Përditesimi: 15 Korrik, 11:44

  • Share

Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi një natë më parë përplasi me makinë një 62-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë në aksin Elbasan-Bradashesh.

Fatkeqësisht blutë bëjnë me dije se 62-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

I riu raportohet se po e drejtonte makinën i dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 28 vjeç, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Bradashesh", shtetasi L. B. dyshohet se duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin Xh. R., 62 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në spital”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?