Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Pjesë e grupit që shiste makinat e marra me qira, kapet në arrati 40-vjeçari! I kanë mbetur edhe 8 muaj burg për të vuajtur (EMRI)

18 Qershor, 14:20| Përditesimi: 18 Qershor, 14:27

  • Share

Elbasan- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet se shiti automjetet që mori me qira.

I ndaluari është Mariglen Zanuni, i cili edhe gjatë aksionit të vitit 2023 në këtë qytet, kur nisën hetimet e para për ngjarjen, ka qenë i arrestuar. Më pas ai është lënë i lirë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve ka vijuar.

“Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan”, tha policia vendore.

Nga dosja hetimore rezulton se Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "mashtrimi", i kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me të tjerë, të proceduar më parë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira dhe i ka shitur ato.

Policia sqaron se nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim. Ai ishte arrestuar gjatë një aksioni më 28 nëntor të vitit 2023.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në dosje ka pasur 4 persona të akuzuar, në kuadër të operacionit policor 'Fraud'. Policia ka arrestuar në atë kohë Rodrigo Lulajn, 25-vjeç punonjës i DRPSHTRR-së në Elbasan dhe Mariglen Zanuni, 38 vjeç, që në bashkëpunim me 2 të tjerë të vënë në pranga më herët, kishin shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete, që pasi i morën me qira, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?