Elbasan/ Plagosi me kaçavidë një 45-vjeçar, policia arreston autorin

27 Korrik, 13:02| Përditesimi: 27 Korrik, 13:07

  • Share

Policia e Elbasanit, ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale Q.Sh u arrestua pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, një 45-vjeçar me iniciale A.K.

Sipas policisë, i plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin Q. Sh., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?