Kronikë

Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)

28 Korrik 2024, 22:45| Përditesimi: 29 Korrik 2024, 06:54

  • Share

Elbasan - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. 53 vjeçari Artan Berati, ka goditur me thikë ish bashkëshorten e tij për motive të dobëta. 53 vjeçari është kapur dhe shoqëruar nga policia, ndërsa 48 vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Tomorr Sinani’ në qytetin e Elbasanit.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,  thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bëri të mundur arrestimin e Artan Beratit, si dhe sekuestrimi i thikës me të cilën kishte sulmuar ish gruan, të cilën e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?