Kronikë

Elbasan, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë

25 Mars 2018, 14:10| Përditesimi: 25 Mars 2018, 15:41

  • Share

Ka vijuar puna për akt-kontrolle në rrugë, lokale dhe ambiente, për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje, apo që shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet kanë vazhduar  edhe në drejtim të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i kontrollove policore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i një personi për armëmbajtje pa leje, një tjetër për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe shoqërohen 8 persona për verifikim.

Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të mbështetura nga "Shqiponjat" dhe FNSH-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale, nisur dhe nga telefonatat e ardhura nga qytetarët, kanë evidentuar dhe arrestuar: Lulzim Cekani, 42 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Brigada e XVII Sulmuese”, këtij personi  i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë 8 persona.

Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, ku gjatë testeve për alkool, 10 drejtuesve te mjeteve, që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, u është tërhequr Leja e Drejtimit, për të dale në OASH.

Ndërsa personi  Kamber L., 33 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Kontrolle të tilla do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?