Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Elbasan/ E zë poshtë dheu kur po hapte themelet e shtëpisë, ndërron jetë punëtori i ndërtimit

6 Shkurt 2019, 15:24| Përditesimi: 6 Shkurt 2019, 18:26

  • Share

ELBASAN - Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën këtë të mërkurë në vendin e punës. Nuk dihet ende se për kë bëhet fjalë, por mësohet se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur një 30-vjeçar. 

Teksa ishte duke punuar për hapjen e themeleve të një banese, 30-vjeçarin e ka zënë sasia e dheut e kësisoj ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i punëtorit është nxjerrë nga masivi i dheut dhe është dërguar në morgun e spitalit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?