Kronikë

Elbasan/ Po punonte në një godinë, bie nga lartësia 54-vjeçari

2 Gusht 2024, 17:16| Përditesimi: 2 Gusht 2024, 17:17

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bradashesh në Elbasan, pasi punonjësi i një firme ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.

Mësohet se personi me iniciale L.B, 54-vjeç ishte në orarin e punës për rikonstruksionin e një godine.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?