Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga lartësia.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në fshatin Kusarth, ku 60-vjeçari me inicialet D.L., kishte hipur për të riparuar çatinë e banesës së tij, por fatkeqësisht u rrëzua. Ai ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.