Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan- Po transportonin dru me kamionë, vihen nën hetim 6 persona

25 Tetor 2019, 11:16| Përditesimi: 25 Tetor 2019, 11:18

  • Share

ELBASAN- Gjashtë persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi po transportonin dru të cilin e kishin prerë në mënyrë të paligjshme më vendin e quajtur "Guri Kopil” të Njësisë Administrative Zavalinë, Elbasan.

Ata po bënin transportimin 70 m3 dru me tre kamionë.

Nën hetim janë vënë:

M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bathës, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru zjarri me mjetin tip kamion.

A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi në fshatin Gjinar, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4  m3 dru me mjetin tip kamion.

D. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Benë, Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion.

A. D., 42 vjeç, XH. P., 42 vjeç dhe A. D., 44 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve",  dhe " Fshehje e tê ardhurave".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?