Kronikë

Elbasan/ Po voziste me makinën që kishte vjedhur një natë më parë, arrestohet 19-vjeçari

20 Prill, 11:42| Përditesimi: 20 Prill, 11:51

  • Share

ELBASAN – Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme teksa udhëtonte me një automjet që e kishte vjedhur një natë më parë. Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, se gjatë natës, në lagjen "28 Nëntori", i kishin vjedhur automjetin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi".

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi",-njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?