Elbasan- Një i dënuar i shpallur në kërkim u kap në arrati nga Policia e Elbasanit, me qëllim vuajtjen e izolimit.
Policia vendore bëri me dije sot (8 korrik) se pas aksionit të koduar “The end”, lokalizoi dhe prangosi 52-vjeçarin e dënuar me 7 muaj burgim, vendim i dhënë katër muaj më parë, për përndjekjen e ish-bashkëjetueses së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizuan dhe vunë në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, shtetasin B. L., 52 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas dosjes hetimore rezulton se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 17 prill 2025, e ka dënuar në mungesë me 7 muaj e 4 ditë burgim, për veprën penale "përndjekja".
Në vitin 2023, ai ishte denoncuar se përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij.
Komente
