Elbasan- Një punëtore e moshuar mbeti i plagosur gjatë procesit në kompaninë e materialeve të ndërtimit në Elbasan, ndërsa policia vendore mori arrestoi dhe nën hetim drejtuesin teknik të subjektit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat njoftuan sot (19 qershor) se arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, E. G., 47 vjeç, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, në fshatin Bradashesh.
“Ditën e djeshme është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës I. Ç., 67 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë”, sqaroi policia.
Dinamika dhe rrethanat mbeten ende të panjohura, ndërsa Prokuroria do bëjë zbardhjen e plotë të saj në lidhje me kushtet e sigurisë në punë dhe dokumentacionin.
Komente
