Edhe në Elbasan, me qindra besimtarë të krishterë iu bashkuan meshës së shenjtë të Pashkëve, e cila u mbajt në Kishën e Shën Kollit.
Ceremonia u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Andoni, Metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, i cili në fjalën e tij përcolli mesazhin e dashurisë, paqes dhe domosdoshmërisë për të qenë pranë njerëzve në nevojë.
Simbolika e dritës së qiriut dhe vezëve të kuqe u përcoll me besim dhe shpresë, si shenjë e ringjalljes, jetës së re dhe fitores së dritës mbi errësirën.
“Kjo ngjallje na mbush me jetën e re, ai është Adami i ri që erdhi në tokë, atje ku i pari dështoi. Sot festojmë këtë ngjallje të Krishtit, këtë fitore mbi vdekjen dhe mëkatin. Për këtë arsye është ngjarje kulminante, e mbushur me dritë dhe gëzim. Me këtë gëzim dhe shpresë urojmë për besimtarët dhe vendin tonë bekimet e zotit, edhe për ata që janë në sfida. Të ndihmojmë dhe solidarizohemi me njëri-tjetrin”, tha Imzot Andoni.
Pashka mbetet një festë që bashkon, frymëzon dhe rikthen vlerat më të mira njerëzore: dashurinë, solidaritetin dhe shpresën për një të nesërme më të ndritur.
Lajmi kryesor:
Krishti u Ngjall! Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin! Kryepeshkopi Joan e Arqipeshkvi Dodaj mesazhe shprese (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al