Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në një përrua në fshatin Pashtresh në Gjinar. 59-vjeçari u gjet i pajetë nga fqinjët.
Sipas policisë dyshohet se L.D ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
‘Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.