Foto ilustruese

Elbasan, shitën 3 automjete të marra me qira, pasi i hoqën GPS, arrestohet 37 vjeçari! Në kërkim 2 punonjës të drejtorisë së Transportit Rrugor

26 Nëntor 2023, 11:25| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 11:34

  • Share

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit dhe 2 punonjës të Drejtorisë së Transportit Rrugor janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Mashtrimi”.

Në pranga ka rënë 37 vjeçari Thanas Beko i cili në bashkëpunim me 2 punonjës të DRSHTRR Elbasan, ka shitur 3 automjete që i kishte marrë me qira. Në kërkim janë shpallur : R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Mësohet se Thanas Beko dhe njëri prej punonjësve, kishin marrë me qira 3 automjete dhe më pas u kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?