Vendi ku u gjet trupi i pajetë

Kronikë

Elbasan, Shkumbini nxjerr në breg trupin e pajetë të një 41-vjeçari

29 Mars 2018, 12:36| Përditesimi: 29 Mars 2018, 15:23

  • Share

Një trup i pajetë i gjinisë mashkullore është gjetur ditën e sotme në breg të lumit Shkumbin pranë fshatit Katundi i Ri në Elbasan. Viktima është 41-vjeçari Elton Terolli. Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur. 

Shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2018 rreth orës 10:45, në fshatin Katundi i Ri Elbasan, në buzë të Lumit Shkumbin nga punonjësit e Landfillit është gjetur një kufomë e gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç.

Shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës. Nga veprimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë. Policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?