Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Shoferja e re humb kontrollin mbi automjetin dhe përplas 4-vjeçarin

10 Shkurt 2024, 11:39| Përditesimi: 10 Shkurt 2024, 11:41

  • Share

Elbasan - Një 4-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Shoferja e automjetit, e identifikuar me inicialet G.A., 21 vjeçe, dyshohet se teksa drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur të miturin.

Fatmirësisht i mituri është jashtë jashtë rrezikut për jetën ndërsa shoferja 21-vjeçare është vënë nën hetim.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një 4-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?