ELBASAN- Listës së personave të shpallur në kërkim, sot i është shtuar një tjetër emër jo pak i njohur për botën e “errët” të krimit, Fejzulla Çapja, babai i Florenc Çapjas.
Në një kohë kur Florenc Çapja shijon lirinë në Dubai, babi i tij 64-vjeç u shpall në kërkim për shkak se në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë tip "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Gjithashtu, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.
Siç duket policia mund të ketë pasur informacione se Florenc Çapja mund të jetë kthyer nga Dubai, për këtë arsye i ka shkuar në shtëpi për kontrolle, por jo vetëm që nuk ka gjetur atë që kërkonin, por as babanë e tij, që servisin e kishte kthyer vënë në “shërbim” të të birit. Zona ku jeton Fejzulla Çapja është nën kontrollin e plotë të anëtarëve të këtij fisi, ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, e kjo mund ta ketë ndihmuar për t’iu arratisur uniformave blu, e ndërsa mund të ketë pasur edhe dekonspirim të operacionit, megjithatë, kjo e fundit është një dyshim, pasi nuk ka asnjë informacion të konfirmuar me anë të burimeve apo zyrtarisht.
Ka edhe dyshime se dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani që tha se Florenc Çapja i kishte ofruar 200 mijë euro për të vrarë Sokol Sanxhakatarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, mund të këtë shërbyer si indicie për kontrollet në shtëpi e Çapjave, mirëpo as ky detaj nuk konfirmohet nga burime për Report Tv.
Dyshimet janë të forta se Fejzulla Çapja ishte një bashkëpunëtor i afërt i Florenc Çapjas si bashkëpunëtor në kryerjen e vrasjeve. Kjo përforcohet edhe nga akuzat e ngritura nga organi i akuzës që janë "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".
Florenc Çapja së bashku me xhaxhanë e tij, Ardjan Çapja si edhe Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.
Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK ka rrëfyer detaje për atentatin që do t’i bëhet Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të Florenc Çapjas se ishte i lidhur me Suel Çelën. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka thënë se ai ka biseduar me Nuredinin në kohën kur ishin tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia.
“Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin”, ka thënë ai.
Sot u shpall në kërkim një tjetër në anëtar i fisit Çapja, Fejzullai, babi i Florenc Çapjas, teksa kjo ngjarje kthen sytë nga historiku i së shkuarës së tyre dhe ngjarjet kriminale që kanë pasuar njëra pas tjetrës në shenjë hakmarrjeje.
Konfliktet e fisit Çapja
Gjithçka nisi në vitin 2005. Mes killerit me pagesë Dritan Sheme dhe njërit prej vëllezërve Çapja në Elbasan dhe më konkretisht Sokolit ishte lidhur një kontratë vdekje, ku qëllimi ishte eliminimi fizik i Rezart Çelës, i cili në vitin 2005, po mbante shtrënguar Sokol Çapjen, për shumë makineta bixhozi në qarkun e Elbasanit, të cilat në fakt ishin në pronësi të një italiani të quajtur, Paolo Mazzuco. “Kontrata e vdekjes” ishte lidhur me një vlerë 30 mijë euro, ku fillimisht Sokol Çapja kishte dhënë një pagesë prej 15 mijë euro paradhënie dhe diferenca tjetër prej 15 mijë euro, do të merrej sapo Dritan Sheme, të kishte çuar deri në fund punën e marrë përsipër, vrasjen e Rezart Çelës.
Sheme, si një killer profesionit, ekzekutoi në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro. Mirëpo Sokoli, pasi u lirua nga Rezart Çela, hyri në një gjendje euforie dhe nuk donte t’ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen. Sokol Çapja, duke qenë i influencuar nga Kamer Mehja, i cili i thoshte Sokolit se nuk duhej të kishte frikë nga Dritan Sheme, i thoshte: “...nuk duhet të kesh frikë nga Dritani, i cili është i gjatë një metër e gjysmë, kurse ti je dy metra...".
Kontrata e vdekjes mes Shemes dhe Çapjat u shpjegua nga Elton Mema, djali i Fadil Memës, i cili ishte pyetur nga prokurori Ritvan Suka në 14 shkurt 2019 në ambientet e gjykatës së Torinos, në prani të kolonelit italian Paolo Palazzo dhe Antonio Nicolletta dhe prokurorit Italian, Cezare Parodi. Në dëshminë që Elton Mema shpjegoi se ngatërresa me Çapjat ndodhi pikërisht kur babai i tij, donte të festonte ditëlindjen e 40-të, në lokalin e tyre “Univers”,ku Çapjat e kushtëzuan se nuk e donin prezencën e kushëririt të tyre Dritan Sheme në lokal.
Kalvari i vrasjeve në vite
2005
Për hakmarrje, me 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapes, pronari i hotel Universit në Elbasan. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.
Beqiri, u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen ndërsa Beqiri u la në arrest shtëpie. Ai u vra me 16 gusht të vitit 2012, ndërsa dy person iu afruan banesës që ruhej me policë dhe iu prezantuan atyre se ishin djemtë e tezes së Gentian Beqirit. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nezir Beqiri.
2006
Pas vrasjes së Çapjes në vitin 2005, me 19 qershor 2006, u vra Dritan Sheme në një banesë në kryeqytet, pak kohë pasi ishte kthyer në Shqipëri nga Italia. Për këtë krim, policia nuk ka identifikuar dot të dyshuarit.
2006
Po në vitin 2006, mbeti i vrarë kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi, i cili u qëllua pranë autoshkollës që ishte në pronësi të Memës. Po ashtu edhe për këtë ngjarje, nuk pati persona të ndaluar apo të arrestuar pavarësisht se u shoqëruan shumë të tillë.
2009
Ndërkaq në vitin 2009, mbeti i vrarë ish- efektivi i antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur edhe me nofkën Doda. Për këtë krim ishin dyshuar dhe u ndaluan, Armand Llaka e Marjus Tafa e Arben Jace. Gjykata nuk i vlerësoi provat e ofruara nga prokuroria, duke liruar të dyshuarit.
2012
Ndërkaq në vitin 2012, në banesën e tij u vra Gentian Beiqiri, bashkë me babain e tij Nezir Beqiri, i cili ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë.
13 Mars 2015
Me 13 mars 2013, u vra në Torino të Italisë, Fadil Mema. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Djali i tij Eltoni iu pohoi mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij. Gjithë seriali i vrasjeve, i pandëshkuar nga drejtësia solli edhe masakrën e mbrëmshme me tre të vrarë dhe 8 të plagosur.
Shkurt 2016
Një atentat me armë zjarri i mori jetën një tjetër anëtari të fisit Çapja, Agron Çapja, si dhe dy personave të tjerë: Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.
Përplasjet mes fiseve në Elbasan
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiri
15.08.2012 vritet Nezir Beqiri
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja
Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.
Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.
Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.
Edhe me shtet nuk po e mund dot Sueli kte ,Lenc djali ,te kan marr inat ne Elbasan se nuk ke len "gangester" pa I futur dacka turive e din te gjith ne Elbasan ,nje nga familjet me gangestere ne Shqiperi ,30 vjet luft,nga Shqiperia deri ne Angli
PërgjigjuPo ky sesht ne elbasan Skan ca I bojn. Ka akoma njer3z ne elbasan ky apo jan dobesu pas ikjes se ktij?
Shume e sakt
Qyteti i elbasanit duhet te rrethoje kete shtepine e capjave ,,dhe ti vrase te gjithe,brenda,,,,qe te shpetoje elbasani,,,po keshtu te behet per gangsteret ne te gjithe qytetet e shqiperise,,,,te shpetojme nga halete,,,,......
Përgjigju????????
Fejzullai ka krushkun drejtor te policise kriminale ne Drejtorinë e Pergjitheshme te Policise se Shtetit dhe Krushku ka ca detyrime o njeres.
PërgjigjuMor shtet leshi shtet i mbaruar po shme mire mund ta mbanit ne vezhgim servisin dhe kur te ishte gati per te goditur makina e kapnit bashke me atentatore dhe arme. Po kshu eshte kur i beni hetimet copa copa.
Përgjigju