Elbasan/ Skemë mashtrimi me TVSH-në, 7urdhër arreste ! I shkaktuan shtetit 3 mln € dëm

2 Nëntor 2023, 11:57| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 14:57

  • Share

ELBASAN- Tre milionë euro është dëmi i shkaktuar shtetit nga një grup personash që krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Baza e tyre e mashtrimeve ishte shtrirë në 3 qytete, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, ndërsa hetimi i Prokurorisë së Elbasanit i nxori zbuluar. Të mërkurën, me urdhër të prokurorisë, e cila prej gati 6 muajsh hetoi me metoda speciale, përfshirë përgjimin e personave të dyshuar, u firmosën 7 urdhër arreste dhe pjesa më e madhe janë ekzekutuar.

Bëhet fjalë për Adnand (Andrew) Progrin, Nezir Beqirin, Erion Satkën, Sajmir Xhaën, Julian Kalon, të pestë banues në Tiranë, Teidi Doraci, banues në Durrës dhe një shtetas italian, Aldo Mazzarela. Të angazhuar për ekzekutimin e urdhër arresteve kanë qenë kryesisht Policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit, për shkak të vendbanimeve të personave në kërkim. Burime pranë akuzës së Elbasanit i thanë Report Tv se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasi gjenin biznese të ndryshme, një pjesë të së cilëve i krijonin vetëm si emër, pa ekzistuar në realitet, kryenin prerje të faturave fiktive duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm shtetit nga për përfitimet e rimbursimit.

Personat e përfshirë në skemën mashtruese akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar". Burime të prokurorisë thonë se ka dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po verifikohen. Dëshmitë e personave të arrestuar pritet t’i japin një ndihmë të konsiderueshme hetuesve për të shkuar drejtë shkatërrimit të plotë të kësaj skeme.

Urdhër arrestet

  1. Adnand(Andrew) Progri, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë;
  2. Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë;
  3. Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë;
  4. Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë;
  5. Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë;
  6. Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës;
  7. Aldo Mazzarela shtetas italian;

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?