Stuhi e fortë breshëri ka përfshirë sot Gjinarin, në Elbasan.
Në videot e siguruara nga Report Tv, shihet se madhësia e breshërit nuk është e zakonshme.
Si pasojë e breshërit janë dëmtuar të mbjellat në këtë zonë duke shkaktuar dëme të mëdha.
Jemi në javën e parë të muajit korrik dhe kjo stuhi breshëri nuk është e zakontë, ndërsa në zona të tjera në vend si Dropulli dhe Finiqi janë ‘pushtuar’ nga zjarri.
Komento