Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Tentoi të vriste biznesmenin duke i vendosur 1 kg tritol në makinë, arrestohet Astrit Sinanaj

14 Qershor, 14:19| Përditesimi: 14 Qershor, 14:46

  • Share

Astrit Sinanaj, i cili tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, por që fatmirësisht nuk shpërtheu ka rënë në prangat e policisë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila e ka dënuar 49-vjeçarin me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kujtojmë se më 24 prill të vitit 2023 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli fajtor dhe dënoi me burg 49-vjeçarin.

Sinanaj u identifikua nga këqyrja e 13 kamerave të sigurisë  ndërsa Fuat Verzivollit, gjatë gjykimit tha se nuk kishte pasur asnjëherë përplasje me të, por se ishte përdorur si karrem gjatë përplasjes së bandave në Elbasan.

“Do ikja të shikoja ndeshjen te tregu ushqimor dhe ata donin t’i bënin dëm atyre, jo mua. Qëllimi nuk ka qenë të më dëmtonin mua, por të më përdornin si postë. Nuk isha shënjestra unë, isha postieri, pasi vetëm unë shkoja atje te tregu, takoja Sokol Sanxhaktarin, Suel Çelën dhe ca të tjerë”, – rrëfeu shënjestra.

Prokuroria tha se nga aktekspertizat tregojnë se i dyshuari e kreu telefonatën përmes të cilës telekomandohej shpërthimi që nuk u realizua, jo për shkak të tij, por mbasi një qytetar krejt rastësisht kishte parë një pako në automjet dhe e kishte larguar më herët.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, datë 13.06.2025, për ndalimin e shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave", mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?