Policia e Elbasanit

Kronikë

Elbasan/ Tre javë i humbur, nëna denoncon në Polici zhdukjen pa gjurmë të djalit 15-vjeçar!

7 Maj, 15:08| Përditesimi: 7 Maj, 15:10

  • Share

Elbasan- Një 15-vjeçar figuron i humbur prej tre javësh, kure nëna e tij ka denoncuar ngjarjen vetëm një ditë më parë në Policinë e Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmuan sot (7 maj) se është paraqitur në Komisariat ditën e djeshme një 36-vjeçare që kërkonte ndihmë përgjetjen e djalit të saj të mitur, i larguar nga banesa prej 16 prillit.

“Ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16 prill është larguar nga banesa djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, bëri me dije policia vendore. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohen kontaktet e të miturit dhe rrjetet sociale.

Detajet për ngjarjen, rrethanat dhe shkaqet e largimit, mbeten ende të panjohura.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?