Elbasan/ U dëmtua nga tërmeti, shkolla e Treganit ende e ‘kyçur’! Prindër e nxënës në protestë: Jo më mësim me turne

9 Nëntor 2023, 08:15| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 14:19

  • Share

Prej 3 ditësh nxënësit e shkollës 9-vjecare në fshatin Tregan të Elbasanit, nuk janë futur  në mësim.

Prej katër vitesh, prej tërmetit të vitit 2019  ende kjo shkollë  nuk ka  hapur dyert për të mirëpritur për 100 nxënësit e saj, për shkak të dëmeve të mëdha. Për këtë arsye, nxënësit detyrohen çdo ditë shkojnë në shkollën e Kuqanit ku mësimi është i organizuar në turnin e pasdites.

Kjo kohë e gjatë pritjeje pa asnjë zgjidhje konkrete ka ngritur prindër e nxënës të shkollës në protestë. Nga ana e bashkisë Elbasan iu është komunikuar se nuk ka fonde .

Gjatë kësaj të mërkure në këtë njësi administrative u bë dhe takimi për diskutimin e buxhetit. Sipas nënkryetares shkolla pritet të rregullohet në vitin e ardhshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?