Droga e sekuestruar

Elbasan, u kap me 33 kg kanabis në makinë, një i arrestuar

7 Korrik 2020, 09:47| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 09:48

  • Share

Një 47-vjeçar është arrestua pasi u kap në flagrancë duke transportuar 33 kg kanabis sativa.  Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar 'Xibraka', ku policia pas marrjes së informacioneve nga persona të tjerë se po kryhej një transport i lëndëve narkotike ka bërë të mundur ndalimin e  47-vjeçarit me iniciale A.S., në aksin Elbasan-Librazhd.

47-vjeçari ishte duke udhëtuar me një mjetit tip “Fiat”, ku pas kontrollit të policisë u gjetën 33 kg kanabis sativa.

Operacioni i krye nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik lëndësh narkotike.

I.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?