Kronikë

Elbasan/ U konfliktua dhe plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, arrestohet autori (EMRI+VIDEO)

15 Mars, 09:34| Përditesimi: 15 Mars, 09:56

  • Share

ELBASAN – Një 53-vjeçar është plagosur me armë gjahu në këmbë nga një 32-vjeçar gjatë një konflikti për motive për ende të panjohura.

Falë mobilizimit në kohë rekord të forcave blu, është bërë i mundur arrestimi i 32-vjeçarit Ilir Dedja, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar dhe arma e krimit, ndërsa 53-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu një 35-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim të krimit.

Dedja rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i operacionit, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit I. D., 32 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu shtetasin B. B., 53 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më tej, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?