Policia mbrëmjen e djeshme në Elbasan

Morën peng një 17-vjeçar pas një sherri, prangosen 4 persona në Elbasan (EMRAT)

28 Korrik 2022, 11:06| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 13:48

  • Share

ELBASAN- Një përleshje të rinjsh në qendër të Elbasanit mbrëmjen e djeshme ka sjellë edhe rrëmbimin e  një të mituri 17 vjeçar i cili u mbajt peng për disa minuta në një mjet.

Policia e Elbasanit bën me dije se ka mundur të gjejë personin i cili u mor peng mbrëmjen e kaluare pas sherrit mes dy grupeve rivale në qytet. Si rrjedhojë, janë arrestuar 4 autorët të cilët Report Tv ka mundur ti identifikojë: 

Bëhet fjalë për: 

Danjel Berati

Fabjan Goguaj

Beqir Qytyku

Ergys Goguja

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku dy grupe rivale u përleshen  në mes të qytetit dhe më pas situata ka agravuar, duke treguar forcën me rrëmbimin e një të mituri. Policia blindoi zonën dhe shoqëroi 10 persona mbrëmjen e djeshme për të hetuar mbi ngjarjen.

Ora 13:21
Morën peng mbrëmë një 17-vjeçar në Elbasan, në pranga 4 autorët (VIDEO)

4 persona janë arrestuar në Elbasan pasi i hoqën lirinë një 17-vjeçari, duke e mbajtur për disa minuta peng në automjet.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt. 

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan. 

Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt.   

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", e kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?