Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Elbasan, ndërsa i biri u procedua në gjendje të lirë pasi kundërshtuan punonjësit e policisë.
Në ambientet e komisariatit ku ishin shoqëruar për të sqaruar një sherr të 17 vjeçarit kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.
"Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje", njofton policia.