Kronikë

Elbasan/ U ‘spiunuan’ në rrjetet sociale, Rrugorja gjobit me 13 mijë lekë dy shoferët ‘rebelë’ për parakalim dhe ndalim në krahun e gabuar (VIDEO)

5 Qershor, 16:06| Përditesimi: 5 Qershor, 16:41

  • Share

Elbasan- Dy shoferë janë spiunuar në rrjetet sociale teksa kryenin parakalim të gabuar dhe për parkim-ndalim në krahun e gabuar të rrugës, teksa Policia e Qarkullimit i ka identifikuar, lokalizuar dhe gjobitur me 13 mijë lekë të reja në total.

“Në lidhje me dy video të postuara në rrjete sociale, për 2 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesit e këtyre automjeteve dhe kanë vendosur gjobë”, bëri me dije policia vendore ditën e sotme (5 qershor).

Fillimisht u vendos masa administrative me 10 mijë lekë të rinj, ndaj R. Z., që ka kryer parakalimin e gabuar me automjet, në aksin Elbasan-Peqin dhe 3000 lekë të rinj, ndaj Z. B., që nuk e ka pozicionuar automjetin në krahun e djathtë të karrexhatës, në aksin Elbasan-Librazhd.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit”, përfundon policia njoftimin me një apel drejtuar qytetarëve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?