Vendi ku u aksidentua 55-vjeçarja

Kronikë
Top 24

Elbasan, shoferi e ngacmoi, 55-vjeçarja u hodh nga makina, vdes pas dy ditësh

22 Prill 2018, 13:48| Përditesimi: 22 Prill 2018, 17:14

  • Share

ELBASAN- Ka ndërruar jetë në spital 55-vjeçarja Shpëtime Tufa e cila u aksidentua dy ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është konstatuar se 55-vjeçarja është vetëhedhur nga makina e cila drejtohej nga 45-vjeçari Julian Hida. 

Pas aksidentit policia deklaroi se drejtuesi i mjetit ka ngacmuar 55-vjeçaren Tufa, e cila për tu mbrojtur është vetëhedhur nga makina dhe ka marrë plagë të rënda.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe u kap pak orë më pas nga policia e cila pas kontrollit konstatoi se Julian Hida ishte nën efektin e alkoolit. 

55-vjeçarja Shpëtime Tufa, nënë e tre vajzave është përcjellë sot për në banesën e fundit nga të afërmit e saj, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen që tronditi dy ditë më parë Elbasanin. 

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?