Elbasan- Një efektiv policie humbi jetën pasditen e djeshme në fshatin Mlizë të Elbasanit. 62 vjeçari Edmond Brahimaj ka qenë duke i dhënë ndihmë një banori të zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.
"Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë Brahimaj, i cili ka humbur jetën në spital" informoi sot policia e Elbasanit.
Policia informon se ngjarja aksidentale ndodhi kur 62 vjeçari ishte jashtë orarit të shërbimit.
Komento