Foto nga dëmtimet në argjinaturën

Kronikë

Elbasan- Vetëm tre muaj pasi ishte rikonstruktuar, dëmtohet nga shirat e dendura argjinatura e përroi të Zaranikës

24 Dhjetor 2019, 16:40| Përditesimi: 24 Dhjetor 2019, 17:34

  • Share

ELBASAN- Shirat e dendura që pushtuan vendin ditët e fundit kanë dëmtuar argjinaturën e përroit të Zaranikës në qytetin e Elbasanit, ndonëse kishte vetëm tre muaj që kishin përfunduar punimet.

Kjo argjinaturë e cila u ndërtua nga komuniteti egjiptian vullnetarisht, e më pas u rikonstruaktua disa muaj më parë nga qeveria me një kosto prej 2 milion euro, është dëmtuar nga ku ka pësuar çarje masive në disa pjesë të saj.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se dëmtimi i argjinaturës rrezikon dhjetëra banesa aty pranë. Këtë vepër e përuroi disa ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 24/12/2019 21:49

    Zaraniken me zor e bllokuan ne kohen e komunizmit, qe atehere nuk te falte kush per gabime ne vepra publike, e jo me ta bllokojne keta qelbacet qe bejne tendera vetem per fitimet e veta..

    Përgjigju
  • erald: 24/12/2019 16:55

    firma qe ka marre tenderin nuk ka parashikuar rreshjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?